Manchester United është duke rishfaqur interesim për mesfushorin e Juventusit, Emre Can.
Ish-mesfushori i Liverpoolit u largua nga “Anfield” si lojtar i lirë për t’u transferuar në Torino në vitin 2018, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, që nga transferimi në Itali ka dështuar të rigjejë formën më të mirë dhe këtë sezon nuk ka qenë i pranishëm në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Nga ana tjetër, “Djajtë e Kuq” janë duke u munduar të përforcojnë mesfushën, andaj kërkojnë lojtarë të rinj.

Problemet me Scott McTominay dhe Paul Pogba kanë bërë që trajneri, Ole Gunnar Solskjaer të hedh sytë nga gjermani.
Can këtë sezon ka luajtur vetëm dy ndeshje si startues nën urdhrat e Maurizio Sarrit./arbresh.info.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...