Benjamin Emini e ka vazhduar kontratën me Llapin për edhe një vit tjetër, njofton klubi nga Podujeva.
Emini dhe Llapi kanë rëndë dakord ta vazhdojnë marrëveshjen, e cila do ta mbajë mbrojtësin 27-vjeçar në klub të paktën deri në vitin 2021.
“Me vazhdimin e kontratës me Eminin, reparti defanziv është pothuajse i kompletuar”, ka njoftuar Llapi në Facebook.
Mbrojtësi i krahut të djathtë është pjesë e Llapit që një dekadë.
“Bashkëpunimin edhe për 1 vit me Llapin e ka vazhduar edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Benjamin Emini. Futbollisti që i ka qëndruar besnik Llapit më shumë se 10 vite do vijoj të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës edhe në edicionin e ri”, thuhet tutje në njoftim.
Emini i bëri 28 paraqitje (27 kampionat/1 kupë) duke kontribuar me 1 gol e 1 asistim në fanellën e Llapit sezonin e kaluar. /Gazeta Express/

E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë pë...
Toni Domgjoni prezantohet tek Ballkani
Kurti: 26 vjet pa drejtësi për spastrimin etnik në veri të M...
PZAP-ja aprovon ankesën e Listës Serbe
Schlotterbeck objektivi kryesor i Real Madridit për merkaton...
Manipulimet me vota në rajonin e Gjilanit, prokuroria jep de...