Për Lindon Emerllahun, aventura te CFR Cluj ka marrë fund.
Klubi rumun ka pranuar një ofertë shumë më të mirë financiare nga Ukraina, ndërsa edhe vetë mesfushori kosovar ka dhënë miratimin për transferimin, shkruan Fanatik.ro, përcjell Arbresh.info.
Të hënën, ai pritet t’i nënshtrohet vizitës mjekësore te ekipi i ri, Polissya Zhytomyr. Lajmin e ka konfirmuar vetë patroni i CFR Cluj, Neluțu Varga, për FANATIK.
Mesfushori do të zhvillojë të premten ndeshjen e tij të fundit me CFR Cluj kundër Csíkszeredës, ndërsa menjëherë pas takimit do të udhëtojë drejt Ukrainës për vizitën mjekësore.
Sipas këtij mediumi klubi ukrainas ka ofruar 1.5 milionë euro për kartonin e tij, shumë që CFR e ka pranuar. Përveç kësaj, klubi romun do të mbajë 15% të përfitimeve nga një shitje e ardhshme. Oferta e FCSB ishte dukshëm më e ulët.
Edhe lojtari ka qenë i bindur nga kushtet financiare. Te Polissya, Emerllahu do të përfitojë një pagë vjetore prej 500.000 euro, e cila së bashku me bonuset mund të shkojë deri në 600.000 euro.
Financuesi i CFR Cluj, Neluțu Varga ka konfirmuar gjithçka, duke theksuar seriozitetin e klubit ukrainas dhe avantazhin financiar për lojtarin.
“Ne u dakorduam me Polissya, dhe edhe Lindoni pranoi sepse paga është shumë e mirë për të. Do të marrë 500.000 euro plus bonuset. Jam i kënaqur me ofertën dhe ata më duket se janë njerëz shumë seriozë. Të hënën do të bëjë vizitën mjekësore, pastaj firmos dhe bëhet lojtar i tyre”, u shpreh Varga.
Kujtojmë se Emërllahu ishte transferuar verën e vitit të kaluar tek CFR Cluji./Arbresh.info
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit