Elliott Management insiston që nuk ka absolutisht asnjë plan për ta shitur Milanin dhe se ai është i përkushtuar të ndihmojë financimin e një stadiumi të ri.
Eksperti financiar Luca Pagni kishte shkruar dje se humbjet rekorde prej 145.9 milionë euro të Milanit ishin pjesë e një strategjie të Elliott për ta shitur pastaj klubin.
Sidoqoftë, një nga zëdhënësit e kompanisë ka thënë për Affariitaliani.itm se nuk ka gjasa që të shitet klubi, duke shtuar se po mendohen investime të reja.
“E vetmja mundësi në tryezë është ndërtimi i një stadiumi të ri në zonën e San Siros”.
“Propozimet dhe kërkesat e paraqitura në Këshillin Bashkiak të Milanos, ishin bazuar në këtë ide. Nuk ka asnjë projekt tjetër”, ka thënë zëdhënësi.
Fondi Elliott Management mori kontrollin e kuqezinjve në verën e vitit 2018 pasi pronari i mëparshëm Li Yonghong dështoi të pagoi një hua prej 303 milionë euro që e kishte marr kinezi për të blerë klubin. /Telegrafi/
Man City kampion i Anglisë? Pep Guardiola tregon se si mund ...
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...