Kroacia me pikë maksimale (9) ka vazhduar në fazën tjetër të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.
Kroacia ka siguruar tri fitore radhazi në Kampionatin Botëror për herë të parë në histori të tyre në eliminimin 2 me 1 të Islandës mbrëmjen e sotme (e martë), transmeton portali arbresh.info.
Milan Badelj dhe Ivan Rakitic shënuan për skuadrën nën udhëheqjen e trajnerit Zlatko Dalic në takimin e zhvilluar në kuadër të Grupit D në stadiumin Rostov.
Gylfi Sigurdsson ishte golashënuesi i vetëm për kombëtaren e vogël islandeze që përfundoi aventurën e tyre në këtë turneu madhështor me këtë ndeshje pavarësisht shpresave të mëdha dhe dramës interesante.
Në raundin tjetër janë kualifikuar Argjentina dhe Kroacia si lidere e grupit, ndërsa Nigeria ka përfunduar në vendin e tretë kurse Islanda në pozitën e fundit./arbresh.info/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit