Superylli i Barcelonës, Lionel Messi e nisi në bankinë El Clasicon e sotme (e mërkurë) ku “Blaugranët” kanë pritur në Camp Nou skuadrën e Real Madridit për gjysmëfinalen në Kupë të Mbretit.
Bazuar në një raport nga Evening Standard, Barcelona nuk ka dashur të rrezikoj duke vendosur si titullar Messin dhe Ernesto Valverde ka shfaqur besimin te pjesa tjetër e skuadrës së zgjedhur, ndërkohë që fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë pritet të inkuadrohet gjatë pjesës së dytë nëse është i nevojshëm, transmeton portali arbresh.info.
Në një deklaratë për burimin e lartpërmendur, asistenti i trajnerit të Barcelonës, Jon Aspiazu, ka thënë:
“Ne nuk dëshironim të rrezikonim. Messi është i gatshëm 100 për qind, por ne preferuam që ai të startoj ndeshjen nga bankina. Ai mund të vije në çdo moment”
Inkuadrimi i tij gjatë pjesës së dytë duket se është tejet i nevojshëm për shkak se gjiganti katalunas është në disavantazh për 1 me 0 pas golit të hershëm nga mysafirët.
Skuadra e Santiago Solarit gjeti portën derisa po zhvillohej minuta e 6′ e takimit duke shënuar nga afërsia përmes anësorit Lucas Vazquez./arbresh.info/
Abdixhiku për rezultatin: Natën e 28 dhjetorit pamë mundin t...
Abdixhiku zyrtarisht ofron dorëheqjen para Kuvendit të LDK-s...
Dy pengesat që Milani duhet të kapërcejë përpara se të arrij...
Hapet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku: Rezultati i LDK-së është ...
Raportuesi i PE: Nëse vijon me këtë ritëm reformash, Shqipër...
Vrasja e dy amerikanëve në Minneapolis shkakton protesta në ...