Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu ka zbuluar se a ekziston mundësia që ylli i Liverpool-it, Xherdan Shaqiri ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës.
Në kohën e fundit ka pasur raportime të shumta nga mediat zvicerane që nëse Shaqiri-t i ofrohet shiriti i kapitenit, atëherë mund të largohet nga Kombëtarja e Zvicrës dhe t’i bashkohet “Dardanëve”.
Mirëpo, sekretari i FFK-së, Eroll Salihu në një prononcim për arbresh.info, ka hedhur poshtë këtë mundësi, shkaku i ligjeve të futbollit.
“Jo, nuk ekziston kjo mundësi shkaku që është problem ligjor. Nuk mundet të luajë për ne derisa përfaqëson shtetin tjetër”, deklaroi ai.
Shaqiri para disa ditëve ka konfirmuar se nuk do largohet nga Liverpool-i, me të cilët synon trofe të tjerë./E.Bytyqi /arbresh.info.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...