Juventusi ka shijuar një ngritje në të gjitha aspektet si asnjëherë më parë pas nënshkrimit me Cristiano Ronaldon.
“Zonja e Vjetër” kishte një rritje të jashtëzakonshme të aksioneve derisa qarkullonin thashetheme për nënshkrimin me yllin e Real Madridit, por që nga atëherë gjithçka filloi të rritej, transmeton portali arbresh.info.
Tani, vetëm 70 ditë pasi portugezi iu bashkua atyre, skuadra italiane ka shijuar një rritje në llogaritë e tyre në rrjete sociale për 19 për qind.
Faqet zyrtare të klubit në Facebook, Instagram, Twitter dhe Youtube kanë pasur një rritje nga 49.7 milionë në 59.5 milionë – një rritje për thuajse 10 milionë.
Tifozët e lojtarit legjendar, i cili personalisht ka mbi 100 milionë ndjekës, e kanë ndjekur klubin e tij të ri në të gjitha platformat për tu njoftuar me të rejat e fundit rreth lojtarit të tyre të preferuar.
Kjo rritje e shpejtë ka bënë që “Zonja e Vjetër” të lë pas Liverpoolin. Po ashtu, Juventusi ka lënë pas edhe Neymarin dhe Mbappen sa i përket numrit të përgjithshëm të ndjekësve në të gjitha platformat në rrjete sociale./arbresh.info/
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...
Hungaria dhe Sllovakia ndalojnë eksportet e naftës në Ukrain...
Infantino vjen me deklaratë për incidentin midis Vinicius dh...