Edon Zhegrova besohet se do t’i bashkohet mbrëmjen e sotme (e enjte) skuadrës së FC Baselit.
Bazuar në raporte të ndryshme nga mediat zvicerane, sulmuesi i talentuar kosovar thuhet se është rrugës për t’iu bashkuar skuadrës nga divizioni i parë i Zvicrës, shkruan portali arbresh.info.
Negociatat mes klubeve janë në nivel të avancuar dhe konfirmimi mund të bëhet gjatë mbrëmjes së sotme.
Zhegrova, i cili aktualisht bartë fanellën e KRC Genk, është përfolur shumë për transferim gjatë kësaj merkato te gjigantët si Barcelona dhe Milani.
Lazio është përmendur po ashtu si një skuadër e interesuar në reprezentuesin e Kosovës.
Anësori thuhet se do të shkojë në Basel në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual 2018/19, por me opsionin për blerje./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...