Sipas faqes franceze “10 Sport”, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi do të ishte gati të linte të lirë Edison Cavani për një ofertë 80-100 milionë euro. Një shumë e madhe që mesa duket do t’i trembë klubet e interesuara.
Ai mbërriti në vitin 2013 nga Napoli por ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në Francë. Dy vite para se t’i përfundojë kontrata, golashënuesi më i mirë i historisë së PSG do të ishte gati të rikthehej në Serie A, te kampionët në fuqi Juventus. Sipas “Rai Sport”, përfaqësuesit e uruguaianit janë takuar disa herë me drejtuesit e Juve-s për të gjetur një marrëveshje me 31-vjeçarin.
Thuhet se negociatat janë në fazë të avancuar dhe nëse arrihet akordi, i vetmi që duhet bindur është klubi i PSG-së, por nëse lojtari insiston për largimin çmimi i tij duhet të ulet tek rreth 50-60 milionë euro që Juve është gati t’i paguajë.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...