Edinson Cavani do të mungoj në ndeshjen e Paris Saint Germain në udhëtim ndaj Toulouses të shtunën për shkak se golashënuesi më i mirë i klubit është lënë jashtë skuadrës.
Cavani nuk ishte në gjendje të jetë pjesë e skuadrës për shkak të një gripi, por PSG nuk ka dhënë ndonjë indikacion që reprezentuesi uruguaian do të rikthehet për ndeshjen e së mërkurës në Ligë të Kampionëve kundër Real Madridit, transmeton portali arbresh.info.

Kylian Mbappe është në dispozicion për ndeshjen kundër Toulouses pavarësisht se është suspenduar me dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj Rennes.
Neymar kishte pushuar në fitoren 4 me 1 të martën ndaj Sochauxit në Kupë të Francës, por braziliani është rikthyer tani në skuadër, ku është i përfshirë edhe Angel Di Maria, i cili realizoi hat-trick në atë takim.
Së bashku me Cavanin, Layvin Kurzawa është mungesa tjetër e PSG-së./arbresh.info/
https://twitter.com/PSG_inside/status/962021350171844608
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...