Sulmuesi i Paris Saint Germain, Edinson Cavani ka pranuar kushtet për transferim te një top skuadër spanjolle.
Sipas një raporti nga portali francez 10Sport, ish sulmuesi i Palermos dhe Napolit ka arritur një marrëveshje me skuadrën spanjolle Atletico Madrid për t’iu bashkuar atyre verën e ardhshme me të përfunduar kontrata e tij te gjiganti francez, transmeton portali arbresh.info.
32-vjeçari është i gatshëm t’i bashkohet klubit spanjoll në janar, por trajneri Diego Simeone preferon që marrëveshja të ndodhë gjatë verës për t’iu shmangur kompensimit me të holla PSG-së.
Cavani ka munguar në shumicën e ndeshjeve këtë sezon te PSG për shkak të problemit me lëndim. Megjithatë, ai e nisi sezonin fuqishëm duke shënuar dy gola në dy ndeshjet e para.
Cavani iu bashkua PSG-së nga Napoli në vitin 2013 pasi performancat impresive te “Partenopei” tërhoqën vëmendjen e shumë klubeve në mbarë Evropën./arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...