Sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani do të largohet nga klubi në fund të sezonit si lojtar i lirë me Atletico Madrid të interesuar për shërbimet e tij.
Siç është raportuar nga El Mundo Deportivo këtë javë Atletico kërkoi transferimin e uruguaianit, mirëpo nuk janë të gatshëm të paguajnë 18 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa raportimet e fundit thonë që Cavani pritet të shitet nga PSG pasi kontrata e lojtarit skadon në fund të sezonit dhe klubi po dëshiron të fitojë disa para nga shitja e tij.

Nga ana tjetër edhe uruguaiani dëshiron t’i bashkohet Atletico Madrid, klub i cili po ‘lufton’ për La Liga dhe Ligën e Kampionëve.
Cavani nuk po arrin të luajë në formacionin e parë pasi sulmuesi Mauro Icardi po shihet si i pazëvendësueshëm ngase është në formë të shkëlqyer.
Cavani është transferuar në “Parkun e Princave” në vitin 2013 nga Napoli për 64 milionë euro dhe ka arritur të shënojë 195 gola./arbresh.info.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...