Gjyqtari Marco Guida dhe ndihmësit e tij janë në izolim pasi gjykuan takimin Juventus-Inter në Serie A dhe Daniele Rugani rezultoi pozitiv në testin e coronavirusot.
Para disa ditësh, Rugani u bë lojtari i parë në Serie A, i cili rezulton pozitiv në testin e coronavirusit dhe kjo krijoi shumë shqetësime te klubi dhe bota e futbollit.
Të dy skuadrat e mëdha italiane kanë marrë masa parandaluese për të qenë në anën e sigurt pasi mbrojtësi i Bianconerëve, i cili ishte në stol dhe nuk luajti – u zbulua se kishte sëmundjen ngjitëse.
Sipas raportimeve, gjyqtari kryesor Marco Guida, ndihmësi i tij Ciro Carbone dhe gjyqtari i katërt Fabio Maresca, kanë shkuar të gjithë në izolim tani.
Kjo është thjesht një masë paraprake, ata nuk kanë treguar simptoma dhe prandaj nuk janë duke u testuar akoma.
Ndryshe, në Itali është përhapur shumë coronavirusi, ku ka mbi 1000 vdekje deri më tani, ndërsa futbollistë dhe pjesëtar të stafit të klubeve italiane janë mbi dhjetë raste.
Begaj në Jordani: Intensifikojmë marrëdhëniet mes dy vendeve...
Hajnat futen në një shtëpi në Klinë, vjedhin para dhe stoli ...
Vjedhje e rëndë në Viti, policia po heton rastin
Një person gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë, rasti nën...
Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë
Artan Grubi kthehet në Maqedoninë e Veriut, arrestohet në Bl...