Janë shënuar edhe dy raste pozitive me koronavirus në Premierligë, pas rundit më të fundit të testimit për Covid-19 në ligën elitare angleze.
Norwich ka konfirmuar se njëri prej rasteve pozitive është një futbollist i tij dhe se lojtari në fjalë do të vetizolohet për shtatë ditë.
Në përgjithësi, 1.200 teste janë kryer më 11 dhe 12 qershor, para rifillimit të sezonit më 17 qershor.
Këto dy raste të reja e çojnë në 16 numrin e përgjithshëm të rasteve pozitive me Covid1-9 në Premierligë, nga 8.687 teste sa janë kryer deri tani.
Kjo përbën një rritje të lehtë të rasteve pozitive, pasi në katër rundet e kaluara të testimit ishin vetëm dy raste pozitive me koronavirus.
Norwich konfirmoi se futbollisti i vet do të vetizolohet për shtatë ditë por nuk e bëri të ditur emrin e tij.
Rasti tjetër nuk dihet se në cilin klub të Premierligës ka ndodhur. /Gazeta Express/
Burg i përjetshëm për Naimin, flet babi i Liridonës: Deshti ...
Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të...
Flick dëshiron rinovimin me Barçën, ëndrra e tij ta fitojë L...
Vrasja e Liridona Ademajt: Burgim i përjetshëm për Murselin ...
Naimi në burg përjetë, flet vëllai i Liridonës: Shkon për fë...
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës