E zbulon Romano: Kjo do të jetë paga e Pogbas tek Juventusi

16:59 | 26 Qershor 2022
KRG

Paul Pogba duhet të nënshkruajë së shpejti me Juventusin.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano bëri të ditur detajet e të gjithë transferimit, përcjell GazetaBlic Sport.

Pak kohë më parë u bë e ditur se 29-vjeçari do të largohej nga Manchester United. Ai nuk e pranoi ofertën e rinovimit dhe u largua nga Old Trafford si lojtar i lirë.

Fabrizio Romano raporton se Juve tashmë ka përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme për të finalizuar marrëveshjen.

Zyrtarizimi do të bëhet në fillim të korrikut.

Pogba do të fitojë 8 milionë euro neto për sezon në Juventus. Kontrata përfshinte edhe bonuse në varësi të paraqitjeve të francezit.

Shpërndaje në rrjete sociale