Kanë mbetur edhe pak ditë deri te ndeshja e madhe në mes të Shqipërisë e Serbisë
Mediat serbe së fundi janë duke raportuar në vazhdimësi për problemet kinse mund t’i hasin kombëtarja e tyre në Shqipëri.
Serbët madje kanë shkuar aq larg saqë mendojnë se ka planifikime për incidente rrugës nga Tirana drejt Elbasanit.
Zëvendës presidenti i federatës serbe, Goran Milanoviç, mendon se diçka po përgatitet kundër kombëtares serbe.
“Jam i shqetësuar për sigurinë e ekipit tonë. Tensioni për ndeshjen në Elbasan është i madh. Ata kanë mundësi të shprehin urrejtjen ndaj serbëve. Mos harroni provokimin që na u bë në Beograd. Është logjike që mund të presim edhe më keq. Nuk jam i sigurt nëse vendi i tyre do t’i parandalojë. Pjesa më delikate është rruga drejt stadiumit.”, ka thënë Milanoviç.
Mediat serbe shkruajnë se do të jenë mbi 350 policë që do ta shoqërojnë autobusin e kombëtares serbe drejt Elbasanit. /Express
21 marsi, Dita Botërore e Sindromës Down
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...
Putin: Rusia, partnere e besueshme për Iranin
Rama mbledh Asamblenë Kombëtare, priten zgjedhje të struktur...
Ministri i Jashtëm i Iranit: Ngushtica e Hormuzit mbetet e h...
8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi