Barcelona është mposhtur nga Sevilla me rezultat 2 me 0 në ndeshjen e parë çerekfinale në kuadër të Kupës së Mbretit.
Gjiganti katalunas ka një punë mjaftë të vështirë para vetës javën e ardhshme si pasojë e disfatës tronditëse të pësuar mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan, shkruan portali arbresh.info.
Golat nga Pablo Sarabia në minutën e 58′ dhe Wissam Ben Yedder në minutën e 78′ i kanë dhënë një avantazh mjaftë të madh skuadrës së trajnerit Pablo Machin para takimit kthyes.
Përforcimi befasues nga Barcelona këtë janar, Kevin Prince Boaten, i cili u prezantua të hënën, debutoi menjëherë në këtë takim duke luajtur më shumë se një orë ndërkohë që superylli Lionel Messi nuk ishte ftuar fare për këtë përballje.
Ndeshja e ardhshme mes dy skuadrave spanjolle zhvillohet më 30 janar./arbresh.info/
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Sulme raketore iraniane pranë një impianti bërthamor izraeli...
Vranësira e intervale me diell nesër në Kosovë
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë