Robert Lewandowski e ka shkëputur përfundimisht marrëveshjen me sponsorin e tij.
Arsyeja: korporata multinacionale kineze e teknologjisë – Huaëei e mbështeti Rusinë në luftën që po e zhvillon në Ukrainë.
Dhe, kjo ka bërë që sulmuesi polak ta ndërpresë menjëherë bashkëpunimin me këtë kompani, shkruan “Gazeta Express”.
Së fundmi Huawei u akuzua për përkrahje të agresorit rus, madje edhe e kishte ndihmuar atë në lidhjen e saj me internet, kur u sulmua nga hakerët që ishin në mbështetje të Ukrainës.
Siç dihet, sulmuesi i Bayern Munichut ka qenë njëri prej të parëve që e ka ngritur zërin kundër luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë.
Madje, ai nuk dëshironte të luajë kundër Rusisë në play-offit të Botërorit, pa u marrë vendimi nga FIFA për t’i përjashtuar rusët nga garat ndërkombëtare.
Nga ana e saj, dega e Huawei në Poloni i ka uruar suksese Lewandowskit, ndërsa i ka hedhur poshtë akuzat për ndihmë të rusëve. /Gazeta Express/
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG