Tottenham është shumë i interesuar për nënshkrimin me ish yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
Pas 21 viteve te Barcelona, PSG mbetet favoriti kryesor për argjentinasin, marrëveshje që mund të kompletohet në ditët e ardhshme.
Sidoqoftë, sipas ESPN, Tottenham është ndër skuadrat e interesuara për të kompletuar transferimin e 34-vjeçarit.
Klubi londinez thuhet se mund t’i ofrojë lojtarit pagë të mjaftueshme për ta bind për kalimin në Premierligë.
Pos kësaj, edhe Atletico Madrid thuhet se është duke përcjellë situatën, por Messi e ka bërë të qartë para disa muajve që nuk do luajë për ndonjë skuadër tjetër spanjolle.
Ndërkohë, Messi pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare te PSG-ja, në rast që e lejon rregulli financiar.
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...