Trajneri i KF Ballkanit, Ismet Munishi ka ardhur me një homazh të veçantë për Diego Maradonën.
Trajneri i Ballkanit, aq shumë ka qenë një fans i Maradonës saqë ka pagëzuar edhe djalin e tij me emrin e legjendës së futbollit modern.
“Lamtumirë Mbret ? Sa e dashte futbollin , tregon pasioni që pate për lojën. Sa e dashte topin, tregon se ti nuk dite të jetosh pa topin e njerëzit të keqpërdoren. Sa te dashta unë idolli im të tregon emri i birit tim. Se kush ishe ti për popullin tënd na tregon Argjentina këto dite kur të jep lamtumiren ty. Lamtumirë Diego Armando Maradona! Lamtumire pjesa më e mirë e fëmirisë dhe rinisë sime. Lamtumirë më i madhi i më të mëdhenjve i të gjitha kohërave”, ka shkruar ai.
Maradona vdiq sot si pasojë e një arresti kardiorespiratorë në moshën 60 vjeçare në shtëpinë e tij në Tigres në Buenos Aires.
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë