E kryer, Endrick do të huazohet tek Lyoni

20:46 | 22 Dhjetor 2025
D.H

Olympique Lyon ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin në formë huazimi të talentit brazilian, Endrick.

Sulmuesi i ri do të luajë për klubin francez deri në qershor 2026, ndërsa në marrëveshje nuk ekziston asnjë klauzolë blerjeje, pasi Real Madridi e konsideron Endrick pjesë të planeve të tij afatgjata dhe ai do të rikthehet në Madrid në fund të huazimit.

Sipas detajeve të marrëveshjes, Lyon do të mbulojë 50% të pagës së lojtarit.

Gjithashtu është përfshirë një klauzolë specifike për numrin e ndeshjeve që Endrick duhet t’i nisë si titullar, për të garantuar zhvillimin dhe minutazhin e tij.

Ky huazim shihet si një hap strategjik për zhvillimin e Endrick, i cili pritet të marrë më shumë hapësirë dhe përgjegjësi në Ligue 1, që të ketë mundësi të përfshihet në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale