Barcelona ka mbyllur marrëveshjen për portierin e ri Joan García, i cili vjen nga rivalët lokalë të Espanyol.
Të gjitha kontratat janë gati për firmosje, ndërsa pagesa e klauzolës së largimit prej 25 milionë eurosh pritet të kryhet në ditët në vijim, me shumë gjasë brenda javës së ardhshme, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
“Barcelona ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me Joan García nga Espanyol. Dokumentet janë gati dhe klauzola pritet të paguhet së shpejti. Portieri do të firmosë kontratë pesëvjeçare me Barcelonën”, ka shkruar Romano.
Ky transferim shihet si një lëvizje strategjike për të ardhmen e portës katalanase, me García që është vetëm 23 vjeç, por ka treguar një nivel të lartë në La Liga dhe me ekipin kombëtar U21 të Spanjës./Arbresh.info.
View this post on Instagram
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...