Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic është pjesë e skuadrës për përballjen ndaj Newcastle United të shtunën.
Sulmuesi ka qenë jashtë fushës që nga muaji prill për shkak të lëndimit në gju dhe prite të qëndronte jashtë fushës deri në fillim të vitit 2018, por rikuperimi ka ndodhur më shpejtë seç pritej dhe ai së fundmi ka qenë edhe pjesë në stërvitje, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri portugez ka njoftuar gjithashtu se mesfushori Paul Pogba do të rikthehet në skuadrën e Manchester United.
Duke folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes, Mourinho ka zbuluar se Ibrahimovic do të nis ndeshjen nga bankina pasi konsiderohet se është i “gatshëm të luaj”.
24-vjeçari nuk ka luajtur qysh pas lëndimit në kofshë në ndeshjen kundër Baselit në muajin shtator./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...