Megjithatë, Alvaro Morata nuk do të shkojë në Barcelonë.
Është raportuar shumë se sulmuesi spanjoll do të lërë Juventusin për Barcelonën në janar, por trajneri i zonjës së vjetër, Massimiliano Allegri, e ka përjashtuar këtë lëvizje.
GOAL kishte raportuar se Barcelona ka arritur një marrëveshje verbale me lojtarin për një lëvizje në Camp Nou, por duket se s’do të ndodhë.
Allegri ka konfirmuar se lojtari që do të largohet në janar është Aaron Ramsey.
“Ramsey është rrugës për t’u larguar. Problemi i Moratas është se ai po keqkuptohet. Por, ai është shumë i rëndësishëm. Unë kam folur me të dhe i thash se ai nuk do të lëvizë nga këtu. Ky është fundi i kësaj teme”, u shpreh Allegri.
Barcelona fiton në fund ndaj Osasuna dhe forcon kreun në LaL...
Grenell reagon pas vendimit të Trump për reduktim të trupave...
Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Prizren, i dyshuari...
Parashikimi i motit për nesër
Edi Rama hap ekspozitë personale në Berlin, skulpturat vendo...
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arres...