Unai Emery ka konfirmuar se nuk ka në plan për të përzgjedhur mesfushorin Granit Xhaka në ndeshjen e Arsenalit të shtunën kundër Wolves.
Kapiteni kosovar i klubit u largua nga fusha gjatë barazimit 2 me 2 ndaj Crystal Palaces pasditen e së dielës duke ofenduar tifozët vendas dhe duke hedhur shiritin e kapitenit në fushë, transmeton portali arbresh.info.
Xhaka lëshoi një deklaratë mbrëmjen e së enjtes (31 tetor) duke dhënë një shpjegim, por Unai Emery ka thënë se 27-vjeçari nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj Wolves.
“Ai është duke u stërvitur. Ai nuk luajti në Liverpool dhe për mua ai do të vazhdojë kështu [nuk do të luaj], mbi të gjitha ne jemi të fokusuar për ndeshjen e nesërme”, ka thënë Emery në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Problemi i Xhakës është një çështje që i duhet kohë. Atij i duhet kohë për t’iu kthyer normalitetit”
“Ai ka kërkuar falje, ai i kërkoi falje tifozëve dhe të gjithëve. Tani fokusi është në ndeshje”
Ndeshja mes Arsenal dhe Wolves luhet të shtunën duke filluar nga ora 16:00./arbresh.info/
Sveçla priti në takim delegacionin e Komitetit të Këshillit ...
AUV tërheq nga tregu formula ushqimore për foshnje të import...
Ovouka vlerëson Celjen para takimit të parë
Kurti takon Sir Geoffrey Nice, diskutojnë bashkëpunimin dhe ...
Haxhiu priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, diskutuan për...
Bashkimi konfirmon rikthimin e Kyan Andersonit për finalen e...