Pas disfatës 5 me 1 ndaj Bayern Munichut, “Topçinjtë” janë duke menduar se sa gjatë do të qëndrojë trajneri Arsene Wenger në Arsenal.
Trajneri francez ka arritur të dërgojë Arsenalin në gjysmëfinale dhe në finale të Ligës së Kampionëve një herë, dhe fatkeqësisht kjo ishte e gjitha, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, është zbuluar se disa vite më parë, para se Pep Guardiola t’i bashkohej Bayer Munichut pas largimit nga Barcelona, trajneri aktual i Manchester Cityt ka dashur t’i bashkohet Arsenalit.
Bazuar në raportet nga ‘Talksport’, Pep Guardiola ishte në bisedime për t’iu bashkuar Arsenalit, por klubi vendosi për të qëndruar me trajnerin Arsene Wenger duke i ofruar madje kontratë të re francezit./arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?time_continue=3&v=qxNGQiAX96c
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...