Atletico Madrid ka konfirmuar se ylli i skuadrës, Joao Felix është lënduar gjatë stërvitjes.
Portugezi këtë sezon kishte pësuar lëndim dhe mungojë për disa muaj dhe ky fat i keq vazhdon ta përcjellë, transmeton portali arbresh.info.
Sot (e hënë), Atletico përmes një njoftimi ka konfirmuar se 20-vjeçari ka pësuar lëndim në gju, ndërsa i është nënshtruar testimeve.
[?] PARTE MÉDICO@joaofelix70 sufre un esguince del ligamento colateral medial de la rodilla izquierda de bajo grado. El internacional portugués queda pendiente de evolución.
— Atlético de Madrid (@Atleti) May 25, 2020
“Sulmuesi portugez vuan nga një ligështim i ligamentit koleterial të gjurit të majtë të shkallës së ulët, i është nënshtruar testeve në Klinikën Univeristare Navarra dhe është në pritje të evolucionit”, shënohej në njoftim.
Felix gjatë këtij sezoni për skuadrën e Diego Simeone ka bërë 28 paraqitje duke shënuar gjashtë gola dhe ndihmuar me tri asistime në të gjitha garat./arbresh.info.
Nis protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja, kërkohet rrëzimi...
Abdixhiku në Dragash: Kosova duhet të investojë te familja, ...
Vdekja e Shemit, policia jep detajet e fundit
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...