Trajneri Mikel Arteta ka konfirmuar se sulmuesi Bukayo Saka do të mungojë për më shumë se dy muaj shkaku i operimit.
Anglezi pësoi lëndim gjatë fitores ndaj Crystal Palace dhe kjo ka rezultuar të jetë mjaftë serioze.
Arteta pas triumfit ndaj Ipswich konfirmoi se Saka do të mungojë për dy muaj.
“Ai ka bërë një operim. Gjithçka shkoi mirë, por fatkeqësisht do të mungojë për shumë javë”.
“Thashë shumë javë, por mendoj se do të jetë jashtë fushës për më shumë se dy muaj. Nuk e dimë ende saktësisht”.
“Varet se si do të shkojë shërimi, java e parë është e rëndësishme. Të shohim, është vështirë të thuhet”.
Arsenali në përballjen e radhës ka punë me Brentfordin, skuadër të cilën e kanë mposhtur në tre takimet e fundit, atë pa pranuar gol.
/rtk
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...