Derisa Cristiano Ronaldo është duke shijuar një fillim fantastik të jetës te Juventusi, agjenti i superyllit portugez, Jorge Mendes, ka konfirmuar se sulmuesi ka bërë të qartë se ai dëshironte të largohej për transferim te gjiganti italian qysh në janar të vitit 2018.
Ish skuadra e 33-vjeçarit eliminoi “Zonjën e Vjetër” nga Liga e Kampionëve në prill dhe në ndeshjen e parë Ronaldo pranoi duartrokitje të jashtëzakonshme në stadiumin e Juves pas një goli të mrekullueshëm dhe kjo u mendua se ishte katalizator për këtë lëvizje, transmeton portali arbresh.info.
“Në janar, Cristiano Ronaldo më tha se ai dëshironte të luante në Juventus”, ka thënë Mendes në mbrëmjen gala për ndarjen e çmimit i Lojtari i Ri më i Mirë, ku ai vetë fitoi çmimin Agjenti më i Mirë Evropian.
“Në atë moment, unë nuk mendova se një marrëveshje do të ishte e mundur dhe i thash atij se do të jetë shumë e vështirë. Por, asgjë nuk është e pamundur”
Ishte e qartë se gjërat nuk ishin duke shkuar mirë mes ish yllit të Manchester United dhe Florentino Perezit ndërkohë që Mendes bëri të qartë se procesi për të gjetur një klub të ri për fituesin e pesëfishtë të Topit të Artë filloi para fundit të sezonit të kaluar.
“Takimi i parë me bordin e Juventusit ndodhi në Madrid”, vazhdoi ai. “Para ndeshjes Real Madrid – Juventus në Ligë të Kampionëve në muajin prill (takimi kthyes mes tyre)”
“Më pas kontakti kishte vazhduar përmes telefonit dhe pak nga pak marrëveshja u bë e mundur dhe këto negociata zgjatën të paktën dy ose tre muaj”
Cristiano Ronaldo ka realizuar 11 gola brenda 16 paraqitjeve deri tani në Serie A./arbresh.info/
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morin...
Vodhi para dhe stoli ari, arrestohet i dyshuari në Kaçanik
Katër vite nga nisja e luftës në Ukrainë, Zelensky: Do të bë...
Osmani priti komandantin në largim dhe komandantin e ri të K...
Incident në Gjykatën Themelore në Mitrovicë të Veriut, një p...
42 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, mbi 2600 gjoba të sh...