Barcelona pagoi 86 milionë euro tek Ajax dy vite më parë për kartonin e Frankie de Jong.
Holandezi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të mesfushës së ekipit katalanas, por nuk përjashtohet largimi i tij nga “Camp Nou”.
Klubi spanjoll po kalon një periudhë të vështirë financiare dhe 24-vjeçari pritet të jetë “i sakrifikuari” i merkatos për të mbushur arkat bosh të klubit.
De Jong ka simpatizantë e adhurues të shumtë, me Pep Guardiolën mbi të gjithë.
Trajneri spanjoll e cilëson një lojtar perfekt për skemat e tij te Manchester City.
Kampionët e Anglisë kanë nisur bisedimet Barcelonën, që ka bërë të ditur pretendimet që ka për të lënë të lirë lojtarin tulipan.
Shuma që kërkon presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është 100 milionë euro, shifër që “Citizens” nuk e kanë problem ta paguajnë, pavarësisht krizës ekonomike që ka shkaktuar pandemia e Coronavirusit.
Negociatat mes palëve vazhdojnë dhe Pep Guardiola e do mesfushorin në skuadrën e tij që në mërkaton e janarit./Arbresh.info

Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...