Ylli i Real Madridit, Raul Asencio, ka kaluar nga një titullar i padiskutueshëm në një të ardhme të pasigurt.
Jeta e qendërmbrojtësit të Real Madridit ka ndryshuar ndjeshëm në muajt e fundit, dhe kështu ka ndryshuar edhe performanca e tij.
Performancat e tij të fundit në Kupën e Botës për Klube e kanë lënë atë në plan të dytë.
Xabi Alonso nuk është plotësisht i bindur nga lojtari dhe megjithëse kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2031 pas rinovimit të tij të fundit, situata e tij ka ndryshuar rrënjësisht.
Tekniku spanjoll po planifikon që ta aplikojë sistemin me tre mbrojtës në sezonin e tij debutues tek ‘Los Blancos’ dhe kjo mund ta penalizojë Asencion.
Alonso nuk e ka në plan që ta aktivizojë atë si titullar, pasi nuk është i bindur nga aftësitë e mbrojtësit për t’u përshtatur me idetë e tij, ka raportuar OkDiario.
Kjo për shkak të gabimeve të shumta që bëri në Kupën e Botës për Klube, aty ku madje u përjashtua me karton të kuq ndaj Pachucas./Telegrafi
Sot vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve të aku...
Moti sot në Kosovë
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...