E ardhmja e mesfushorit të përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvodës te Torino duket se është në rrezik.
Mediet italiane raportojnë se klubi torinez do i besojë drejtimin e ekipit trajnerit Paolo Vanoli dhe plani është që skuadra të përforcohet më shumë dhe të jetë edhe më konkurruese sezonin e ardhshëm.
Në një situatë të tillë, ku fokusi është te përforcimet pozicioni i mesfushorit dardan është i rrezikuar, duke ditur edhe që Vojvoda nuk kaloi një sezon të fundit shumë të mirë.
Kontrata e Vojvodës me Torinon skadon vitin e ardhshëm dhe për për të shmangur humbjen e tij me parametra zero, klubi italian raportohet se do të shqyrtojë çdo ofertë që do i vijë për 29-vjeçarin gjatë këtyre javëve.
Megjithatë vendimin përfundimtar për Vojvodën pritet ta marrë trajneri i ardhshëm, i cili pritet të jetë Vanoli, që do të vlerësojë nëse mesfushori dardan mund të jetë pjesë e planeve të tij në skuadrën që Torino dëshiron të ndërtojë.
Megjithatë vlen të theksohet se për Torino-n do të ishte humbje të largonte një lojtar që është i aftë për të luajtur në disa pozicione si në mesfushë ashtu edhe në mbrojtje, duke kompensuar mungesat që mund të ketë skuadra gjatë sezonit./Ss
Kosova ekstradon të kërkuarin nga Gjermania, e dorëzon një t...
Kiana Kryeziu nuk mund ta përfundojë garën në “Super G...
“Ballistët” konfirmojnë mbështetjen për protestën e 17 shkur...
Presidenti i Atleticos deklarohet sa i përket thashethemeve ...
Gjyqtarin e Speciales e zë gjumi në seancë, teksa avokati i ...
“Të gjithë në paraburgim për shpërdorim detyre”/ Rama ironiz...