Sipas raporteve në Spanjë, Philippe Coutinho “nuk është duke përmbushur pritshmëritë” në Barcelonë.
Ish ylli i Liverpoolit është transferuar në Spanjë në janar të këtij viti për një tarifë masive prej 142 milionë funta, transmeton portali arbresh.info.
Me kalimin befasues të tij, ai u bë lojtari i tretë më i shtrenjtë më histori – prapa Neymarit që kaloi te Paris Saint Germaini për 222 milionë euro dhe Kylian Mbappes për 162 milionë funta.
Coutinho është vlerësuar si një person për të zëvendësuar atë në aspektin kreativ, por deri tani ka regjistruar vetëm pesë gola dhe ka krijuar vetëm tri asistime brenda 15 ndeshjeve këtë sezon.
Gazeta spanjolle ‘Marca’ tani pretendon se Coutinho është nën presion të vazhdueshëm për të rritur nivelin e lojës së tij dhe për të rishfaqur formën e tij që e kishte në Anfield, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta e lartpërmendur beson se “Magjistari i Vogël” është një shënues i golave të mrekullueshme, por jo golashënues i mrekullueshëm siç ishte Neymar në Camp Nou.
Coutinho thuhet gjithashtu se shpesh nuk është duke arritur të lidhet me shokët e tij te Barcelona në mesfushë duke krijuar kështu ndarje në aspektin e lojës.
Liverpooli nga ana tjetër ka përforcuar skuadrën në mungesë të ish yllit të tyre brazilian.
Jurgen Klopp ka shtuar në skuadër yjet si Virgil van Dijk, Xherdan Shaqirin, Naby Keitan dhe Alissonin që nga shitja e Coutinhos./arbresh.info/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...