Roberto Firmino është përshëndetur tanimë me tifozët e Liverpoolit, edhe pse do të luaj edhe një ndeshje me fanellën e The Reds.
Sulmuesi brazilian do të largohet nga Anfield pas tetë viteve qëndrim dhe është gati për një aventurë të re.
Emri i tij është lidhur me shumë skuadra deri më tani, por duket se e ardhmja e brazilianit do të jetë në Serie A.
Calciomercato ka raprotuar se katër top klubet italiane, Roma, Inter, Milan dhe Juventus janë duke biseduar me agjentët e Firminos i cili është një futbollist i lirë në fund të sezonit.
31-vjeçari përkundër se nuk ka qenë titullar, këtë edicion ka shkëlqyer me 12 gola e pesë asistime në 34 ndeshje.
Braziliani i është ofruar edhe Barcelonës dhe Real Madridit, por duket se dy skuadrat spanjolle nuk e kanë në plan të nënshkruajnë me të, shkruan telegrafi.
Gjithsesi Serie A mbetet një opsion shumë i mirë dhe mbetet të shihet se cila skuadër do ta fitoj garë për të.
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Pikëllimi mund të bëhet më i vështirë gjatë festave – një ek...
Pse njerëzit që zgjohen para orës 7 janë më të lumtur?
“Lodhja” – fjala e vitit 2025
Rrugëtimi për çmimin e madh i ndërpritet Jasminës
Hamza në Mitrovicë premton spital të ri regjional