Mesfushori francez Eduardo Camavinga mund të jetë një nga emrat më të nxehtë të merkatos së verës.
Sipas raportimeve të fundit nga Diario AS, situata e tij te Real Madrid nuk është aspak e qartë, duke hapur derën për një largim të mundshëm. Interesimi për të nuk mungon – klubet e mëdha nga Premier League dhe Paris Saint-Germain po e monitorojnë nga afër situatën e tij.
Edhe pse konsiderohet një nga talentet më të mëdha në Evropë, Camavinga nuk ka arritur të sigurojë një vend të qëndrueshëm në formacion. Ai është përdorur në disa pozita të ndryshme, gjë që ka ndikuar në mungesën e stabilitetit në lojën e tij.
Për më tepër, dëmtimet gjatë këtij sezoni e kanë penalizuar, duke bërë që të humbasë disa ndeshje të rëndësishme dhe të mbetet shpesh në plan të dytë.
Klubet angleze e shohin si përforcim ideal për stilin e tyre fizik dhe dinamik, ndërsa Paris Saint-Germain dëshiron ta rikthejë në Francë si një pjesë kyçe të mesfushës.
Edhe pse ende nuk ka ofertë zyrtare, interesimi është konkret dhe mund të konkretizohet shumë shpejt.
AS bëjnë të ditur se edhe brenda zhveshtores së “Los Blancos” po diskutohet mundësia e largimit të tij.
Vendimi final ende nuk është marrë, por një gjë është e sigurt: vera që po vjen do të jetë vendimtare për të ardhmen e Camavingas./Arbresh.info
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite
Kompjuterët e së ardhmes do të punojnë me dritë
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...