Edin Dzeko, sulmuesi 39-vjeçar dhe ish-lojtari i Manchester Cityt, ka nënshkruar zyrtarisht me klubin italian Fiorentina.
Kontrata e tij me “La Viola” është e vlefshme për një vit, me mundësi rinovimi për një sezon tjetër, nëse përmbushen kushtet e parashikuara.
Dzeko i kaloi dy sezonet e fundit me Fenerbahçe-n dhe largohet nga klubi turk, i drejtuar nga Jose Mourinho, si lojtar i lirë.
Në moshën 39-vjeçare, ai po rikthehet në Itali, ku më parë ka luajtur për Romën dhe Interin.
Në karrierën e tij, sulmuesi boshnjak ka luajtur për Željezničar në vendlindje, Usti nad Labem dhe Teplice në Çeki, si dhe për klubin gjerman Wolfsburg, ku u bë i njohur.
Ai iu bashkua Manchester Cityt në vitin 2011 për 27 milionë funte, përpara se të transferohej te Roma, Interi dhe më pas te Fenerbahçe.
Dzeko ka grumbulluar 141 paraqitje me përfaqësuesen e Bosnjës, duke shënuar 68 gola dhe dhënë 29 asistime.
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore