Kosova do ta zhvillojë ndeshjen vendimtare në ciklin eliminator për ‘Euro 2020’ në mbrëmjen e së enjtes.
Në ‘Doosan Arena’ në Plzen, “Dardanët” do të jenë mysafirë të Republikës së Çekisë në ndeshjen e vlefshme për grupin A.
Në këtë ndeshje bie në sy edhe përballja mes Milot Rashicës së Kosovës dhe Jiri Pavlenkas së Çekisë, futbollistë të cilët luajnë për Werder Bremenin.
Mediumi gjerman ‘DeichStube’ shkruan se kjo ndeshje ka qenë temë mes dy futbollistëve të Werderit. Kjo ka zgjatur për javë të tëra në stërvitjet e skuadrës gjermane.
Ndryshe nga Rashica i cili pritet të luajë nga minuta e parë, Pavlenka do ta nis ndeshjen nga banka rezervë, por që do të ketë një rol të rëndësishëm te çekët, atë të informuesit.


Ai e pranon se do t’ia tregojë disa strategji portierit të parë Tomas Vaclik, se si gjuan Rashica.
“Është një lojë shumë e rëndësishme për ne. Nëse fitojmë, do të shkojmë në Kampionatin Evropian “.
“Sigurisht që do të flasim për Milotin. Unë do ta mbështes Tomasin (Vaclik) sepse nuk dua që Milot të shënojë gol kundër nesh”, ka thënë Pavlenka në një intervistë për ‘DeichStube’.
Ndryshe, në grupin A, Çekia renditet në vendin e dytë me 12 pikë, një më shumë se Kosova, e cila zë vendin e tretë me 11 sosh. /Telegrafi/
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...