Paulo Dybala beson se Juventusi “dërgoi një sinjal” se ata kanë “eksperiencën e nevojshme” për t’i kthyer gjërat në situata të vështira.
Rusët morën epërsinë pas 30 minutave, por “La Joya” shënoi në minutën e 77′ dhe 79′ duke transformuar ndeshjen në UEFA Ligë të Kampionëve ndaj Lokomotiv Moscow, transmeton portali arbresh.info.
“Me të vërtetë kam pasur nevojë për këto dy gola. Ishte një rezultat i mirë për mua dhe për skuadrën, ne kemi vuajtur, por kemi eksperiencën e nevojshme për të qëndruar të qetë dhe për të gjetur një mënyrë për të depërtuar”, ka thënë Dybala pas ndeshjes për Sky Sports Italia.
A tregon kjo se Juve mund të luaj me Dybalan, Gonzalo Higuainin dhe Cristiano Ronaldon së bashku?
“Ne mund të punojmë në këtë, trajneri ka idejat e tij dhe ne do të punojmë në ato për tu përmirësuar së bashku”
“Zonja e Vjetër” është e pamposhtur në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe ka humbur pikë vetëm kundër Fiorentinas dhe Atletico Madridit.
“Ne kemi dërguar sinjalin e zakonshëm, i cili është se kjo nuk është një skuadër e Juventusit pa eksperiencë apo talenta. Ne mund ta themi fjalën tonë”, përfundon argjentinasi./arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...