Pas fitores 4 me 1 ndaj Udineses mbrëmjen e kaluar, Juventusi tani është plotësisht i fokusuar në ndeshjen kthyese të tyre në UEFA Ligë të Kampionëve kundër Atleticos në stadiumin Allianz.
“Zonja e Vjetër” synon të rikthehet nga disavantazhi prej 0 me 2 nga takimi i parë i zhvilluar si mysafir në stadiumin Wanda Metropolitano, transmeton portali arbresh.info.
Njëri nga yjet e skuadrës së Massimiliano Allegrit, Paulo Dybala ka vendosur për të shkruar diçka motivuese para kësaj ndeshje tepër të rëndësishme për kampionin në fuqi të Italisë.
“Plagët kalojnë, por dëshira për të luftuar kurrë. Ne kemi nevojë për të gjithë, na duhet maksimumi nga secili prej juve. Jemi së bashku”
Ndeshja e madhe mes dy gjigantëve fillon në ora 21:00 mbrëmjen e së martës së javës së ardhshme./arbresh.info/
“Las heridas pasan,las ganas de combatir nunca”.Necesitamos de todos,necesitamos del màximo de cada uno de ustedes.JUNTOS, #finoallafine ⚪️⚫️
”Le ferite passano,la voglia di combattere mai (M.Ali)”. Abbiamo bisogno di tutti, abbiamo bisogno del massimo da ciascuno di voi. Insieme pic.twitter.com/IBxTIyFnLJ— Paulo Dybala (@PauDybala_JR) March 9, 2019
Bullgaria dërgon kontingjent të ri ushtarak në Kosovë për mi...
Serbia sekuestron 5 tonë marihuanë
Pensionistet e Ferizajt në mbështetje të Marshit “Drej...
Kurti: Kena qef nxehtë, temperaturat në dhoma i kemi dukshëm...
“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën...
FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138...