Paulo Dybala ndodhet në Miami me partneren e tij për pushime, ku gjithashtu është kontaktuar nga i besuari i tij i cili u takua dje me drejtuesit e Interit për të diskutuar shifrat.
Antun ndodhej ditën e djeshme në Milano për të folur me drejtuesit e Interit dhe informacionin e marrë për shifrat ia ka kaluar Dybala-s. Interi i ka ofruar argjentinasit një kontratë prej 6 milionë euro në sezon plus bonuse për 4 vite.
“Sportmediase” ka raportuar pak çaste më parë se Paulo Dybala i ka kthyer përgjigje Interit duke pranuar kushtet dhe shifrat e kontratës. Tashmë mungon vetëm firma e tij në letrën e bardhë dhe kjo gjë raportohet të ndodhë brenda një jave. /arbresh.info/
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...