Potugalia dhe Irani do të vihen përballë njëra-tjetrës në sfidën e fundit në Grupin B, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë kualifikimin.
Kjo sfidë do të ketë brenda saj edhe derbin luzitan mes dy trajnerëve Carlos Queiroz dhe Fernando Santos. I pari ka drejtuar kombëtaren e Portugalisë në Botërorin e Afrikës së Jugut në 2010, kur u eliminua nga Spanja me gol të David Villa.
Në 2016, Fernando Santos e drejtoi Portugalinë drejt suksesit në Evropianin e Francës, por në seleksionin aktual të luzitanëve ka ende 4 të mbijetuar nga epoka e trajnerit Queiroz. Beto, Pepe, Bruno Alves dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë më parë pjesë e përfaqësueses kampione të Kontinentit të Vjetër nën drejtimin e trajnerit aktual të Iranit.
Por ka të tjera kryqëzime të veçanta në karrierën e dy trajnerëve që luajnë për një vend kualifikues. Carlos Queiroz ka qenë trajner i Fernando Santosit 35 vjet më parë, kur tekniku aktual i Portugalisë luante te Estoril. Asokohe, trajneri Queiroz ishte asistenti i legjendarit Mario Uillson, ndërsa Santos ishte një nga lojtarët kryesorë. Sot, më shumë se 3 dekada më vonë, fati i kryqëzon sërish në një Kupë Bote. Portugalia mbetet favorite, ndërsa Irani do të kërkojë surprizën e bujshme të hënën e 25 Qershorit, në orën 20:00.
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...
Sulmet ukrainase me dronë ndërpresin energjinë në rajonet ru...
Nis seanca e Kuvendit për buxhetin
Rama: Refuzojmë ndërhyrjen në territorin kushtetues të pusht...