Google ADS

Dy takime në xhiron e dytë të Kupës së Kosovës

12:13 | 11 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Sot dhe nesër do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të xhiros së dytë në Kupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave.

Në takimin e parë që zhvillohet sonte, Penza do të sfidohet nga Sfera. Fituesi i këtij dueli në xhiron e radhës do të përballet me Dritën.

Takimi tjetër zhvillohet të enjten ndërmjet Trepçës dhe United Basketboll. Fituesi i kësaj përballje në rrethin e ardhshëm do të ndeshet me Kastriotin.

Xhiroja e dytë:

E mërkurë

20:00 Penza – Sfera

E enjte

13:30 Trepça – United Basketball.

Shpërndaje në rrjete sociale