Drita nuk ka arritur t’i bëj ballë gjigantit danez, Copenhagen përkundë një loje të mirë që e zhvilloi në tokën daneze.
Skuadra e Zekirija Ramadanit u mposht me rezultat 2-0, në sfidën e parë të rrethit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve, shkruan Arbresh.info.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me një dominim nga danezët, por gjilanasit u mbajtën fort.
Mirëpo një pakujdesi nga Ovouka, në minutën e 69-të, i dha një penallti danezëve të cilën në gol e konkretizoi Mattsson për 1-0.
Shtatë minuta më vonë, Ovouka shkaktoi një tjetër penallti, ku sërish ishte i saktë Mattson.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe kështu, Drita mposhtet, duke i zbehur gjasat për kalim tutje.
Ndeshja e kthimit luhet në Prishtinë javën e ardhshme. Në rast eliminimi, Drita luan në fazën e tretë të kualifikimeve për Ligën e Evropës, ku e pret humbësin e ndeshjes Shkëndija e Tetovës – FCSB./Arbresh.info
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...