Manchester City ka njoftuar se Gabriel Jesus, Kyle Walker dhe dy anëtarë të stafit kanë dalë pozitiv me COVID-19.
Të dy lojtarët morën pjesë në fitoren e ekipit 4-1 në “Carabao Cup” kundër Arsenalit të martën.Jesus dhe Walker, do të humbasin të paktën dy ndeshjet e ardhshme të City-t, në shtëpi kundër Newcastle dhe në Everton të hënën.
Ndeshja e ardhshme është në Chelsea të dielën, më 3 janar, raporton The Guardian.
“Të katërt tani do të vëzhgohen një periudhë të vetë-izolimit në përputhje me protokollin e Premier League dhe të Qeverisë së MB për karantinën”, tha City.
“Të gjithë në klub u dëshirojnë kolegëve tanë shërim të shpejtë gjatë periudhës së Krishtlindjes përpara kthimit të tyre në punë, trajnim dhe gara”Sipas rregullave të Premier League, lojtarët ose stafi i klubit që kanë rezultuar pozitivë duhet të izolohen për një periudhë prej 10 ditësh.
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...