Milani merr nj pikë në udhëtim te Sassuolo në kuadër të javës së 32-të në Serie A.
Pas vetëm katër minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me golin e Pinamontit.
Në minutën e 18-të, Milanit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje, të cilën e shënoi Samuel Chukwueze.
Por, dy minuta më vonë, Rafael Leao ngushtoi epërsinë e nikoqirit në 2-1, kur u asistua prej Musah.
Pjesa e dytë ishte po aq dramatike, ndërsa u shënuan edhe dy gola të tjerë.
Lauriente realizoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij kur shënoi në minutën e 53-të.
Luka Jovic realizoi për 3-2 pas gjashtë minutave, por që Milani kishte sërish një gol të anuluar për pozicion jashtë loje dhe sërish ishte Chukwueze.
Rossonerëve një pikë ua siguroi Noa Okafor, kur realizoi në minutën e 82-të për 3-3 me një asistim të Mateo Gabbias.
Pas javës së 32-të Milani gjendet në vendin e dytë me 69 pikë, ndërsa në xhiron e 33-të zhvillon derbin lokal me Interin.
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut