Kupa e Kosovës në basketboll vazhdon edhe sonte me dy përballje të zjarrta në kuadër të gjysmëfinaleve, ku padyshim vëmendja do të jetë tek “El Clasico” e basketbollit kosovar, ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës.
Kryeqytetasit do t’i mirëpresin “xehetarët” në ndeshjen e parë gjysmëfinale me takimin i cili luhet në palestrën “1 Tetori”, shkruan Arbresh.info.
Deri më tani këto dy skuadra janë përballur tri herë këtë sezon mes vete, ku Trepça ka triumfuar në dy duele, teksa Prishtina vetëm në një.
Në duelin tjetër gjymsëfinal në Gjakovë, Vëllaznimi e pret Bashkimin.
Dy skuadra që u përballen së fundmi në vikend në kuadër të Superligën e Kosovës.
Të dy ndeshjet nisin me fillim nga ora 19:00. Kurse sfidat e kthimit do të zhvillohet me 29/30 janar./Arbresh.info
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...