Fiorin Durmishaj tashmë është në të gjitha efektet një futbollist i kombëtares greke, pasi paraprakisht refuzoi Shqipërinë.
Sulmuesi vlonjat, i cili refuzoi Shqipërinë për Greqinë, i ka marrë të gjitha dokumentet e nevojshme nga Federata Shqiptare e Futbollit për të qenë pjesë e përfaqësueses helene, duke vulosur përfundimisht të ardhmen e tij në rang kombëtaresh që do të jetë te Greqia.
Ai pritet, sipas të gjitha gjasave, të jetë në fushë për takimin e ditës së martë që Greqia do të luajë kundër Bosnjës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat theksojnë se Anstasiadis e ka thirrur shtatlartin nën urdhërat e tij.
Kujtojmë se sulmuesi me origjinë nga Vlora, luan për Panionios në kampionatin grek dhe ka qenë pjesë e kombëtares U-21 të Shqipërisë./SS/
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut bëhet me pasaportë shqiptare
Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Vendimi i Komerciales, Oda Ekonomike thirrje që të mos polit...
MPB: Sistemi i hyrje-daljeve të BE-së me zbatim të plotë në ...
Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme nga ora 17:00
Arlinda Muqa zgjedhet anëtare joprokurore e Këshillit Prokur...