Dukagjini ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë dhe të tretën radhazi në Superligën e Kosovës.
Pas fitoreve ndaj Drenicës dhe Gjilanit, skuadra e drejtuar nga Armend Dallku mposhti edhe Feronikelin.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit ka përfunduar me rezultatin 0:4. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 31-të.
Altin Merlaku (10’), Arbër Shala (15’), Ergyn Ahmeti (45+1’) dhe Stefan Nikolic (85’) shënuan golat e fitores për skuadrën nga Klina.
Dukagjini pas kësaj fitore ka 39 pikë dhe tani renditet i shtati në tabelë, duke u larguar kështu nga pozita e tetë ose e barazhit.
“Hithat” kanë dy pikë më shumë se Malisheva, e cila ndeshjen e kësaj jave e luan nesër ndaj Llapit.
Kurse, Feronikeli mbetet në pozitën e fundit në tabelë (10) me vetëm 12 pikë.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...