Dukagjini i Klinës ka marrë edhe fitoren e dytë në Ipko Superligën e Kosovës.
Skuadra e rikthyer në elitë ka triumfuar para adhuruesve të vet përballë Vushtrrisë me rezultat minimal 1-0.
Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 17-të nga sulmuesi i vendasve Altin Merlaku.
Deri në fund të ndeshjes dy skuadrat kishin disa raste shënimi, por që rezultati mbeti ai i minutës së 17-të.
Kësisoj Dukagjini ka marrë fitoren e dytë këtë edicion në Ipko Superligë.
Klinasit tani i kanë ikur fundit të tabelës dhe ndodhen në pozitën e 11-të me shtatë pikë, një më shumë se Vushtrria e fundit.
Në takimin e radhës klinasit do të luajnë në udhëtim te Drenica, derisa në anën tjetër Vushtrria pret kampionin në fuqi Feronikelin.
Sot mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë
Zelensky: Ukraina është gati për paqe, por jo Rusia
Kryediplomati Konjufca në Hagë për fjalët përfundimtare në r...
Media ndërkombëtare Al Jazeera raporton për marshin në Prish...
Sot fjalët përfundimtare të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Sel...
E mërkura me mot të vranët dhe mundësi bore në zonat malore